Mund te llastohet nje i porsalindur?

0 0

Shpesh nëna qortohet se është duke e llastuar fëmijën e saj. Por a është në të vërtetë kështu?

Një fëmijë i porsalindur nuk mund të jetë i llastuar

Deri në vitin e parë të jetës nuk ka si të jetë kështu. Nëse ai qan do të thotë që ka nevojë për diçka, dhe nëse ju i përgjigjeni menjëherë nuk jeni duke e llastuar duke qënë se ai nuk është në gjendje të manipulojë veprimet tuaja. Në këtë fazë të jetës është shumë e rëndësishme që nëna dhe babai të përpiqen me çdo kusht ta bëjnë botën një vend të sigurt për fëmijën. Kryesisht deri në muajin e 12-të të jetës nuk ekziston asnjë mënyrë për të llastuar fëmijën, ndoshta më vonë po, nëse do t’i jepni gjithcka që ai kërkon menjëherë. Disa studime kanë vërtetuar se nëse prindërit i përgjigjen menjëherë të qarave të fëmijës ata do të jenë më të lumtur dhe më të sigurt sepse e dinë që mami është gjithmonë atje kur ata kanë nevojë.

2 vjeç, bën kapriçio por nuk është i llastuar

Edhe në moshën 2-3 vjeçare fëmija nuk mund të quhet i llastuar, por mund të ketë disa moment kapriçiosh. Prindërit në këtë rast duhet të mësojnë t’i vendosin atij limite. Nëse fëmija thotë shpesh “jo” për diçka apo refuzon ushqimin, nuk duhet të kosniderohet si një kapriçio, por si një fazë e rritjes.

Kur një fëmijë quhet i llastuar?

  • Shembulli i parë: Ai nuk do të hajë bashkë me familjarët e tij dhe të njëjtin ushqim. Në këtë rast nuk duhet ta toleroni pasi në të kundërt do të rrisni një fëmijë të llastuar.
  • Shembulli i dytë: Bën kapriçio? Shikoni sa vjeç është. Nëse është 2-3 vjeç mund të konsiderohet si kapriçio një veprim i caktuar, nëse është 5-6 vjeç si manipulim i sjelljes.
  • Shembulli i tretë: Fëmija nuk largohet asnjëherë nga mami, duke mos dashur të qëndrojë me asnjë, refuzon të flejë në shtratin e tij, të shkojë në shkollë etj. Absolutisht mos e mbështesni një sjellje të tillë. Ai ka nevojë të ndihet dhe veprojë në mënyrë të pavarur.

Lexoni dhe: Si ta dalloni nese keni nje femije te llastuar?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X