“Nuk e kam qëlluar kurrë vajzën”, rrëfimi i Rudina Magjistarit

0 0

Dy personazhe shumë të dashur kanë qenë të ftuara dje në emisionin e pasdites të moderatores Rudina Magjistari. Bëhet fjalë për një tjetër moderatore, Aulona Mustën e cila këtë herë ishte së bashku me të bijën 4-vjeçare Amarën.

Gjatë një bashkëbisedimi shumë të këndshëm, të dyja moderatoret ndanë momente dhe detaje nga jetët e tyre si nëna.

Aulona tregoi se dëshiron që Amara të rritet si një fëmijë i shëndetshëm në të gjitha kuptimet, si fizik ashtu edde emocional e shpirtëror, pro nga ana tjetër, përpiqet shumë të ruajë një balancë mes dashurisë dhe disiplinës. Si formën më të shpeshtë ndëshkimit, Aulona tha se përdor lënien e Amarës në dhomën e saj ose i heq mundësinë për të parë programet e preferuara në televizor.

Por ajo nuk përjashtoi as mundësinë e ngritjes së zërit, ose ndonjë shpullë shumë të lehtë, në raste të rralla, kur fëmijët janë shumë të pabindur, duke u përpjekur kështu të qetësojë edhe nënat e tjera të cilat ndihen fajtore kur ndëshkojnë fëmijët e tyre.

Në këtë moment, prezantuesja e programit, Rudina Magjistari ka ndërhyrë në bisedë, duke treguar detaje për jetën e saj me të bijën Mia.

“Unë këtë gjë se kam bërë kurrë. Deri tani asnjëherë dhe nuk besoj se do e bëj kurrë, më duket sikur e fyej. Megjithatë duhet të falënderoj bashkëshortin, i cili ka qenë i praanishëm aty në çdo moment dhe sa herë që unë e kam humbur durimin është marrë ai me vajzën”, – tregoi Rudina Magjistari.

Lexo edhe: Mia “luleqingji” grimon Rudinen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X