Një grua e prekur nga koronavirusi ka sjellënë jetë një fëmijë ditën e sotme në Greqi. Nëna e infektuar, e cila vuan edhe nga sëmundje koronare të zemrës, e lindi fëmijën në spitalin Attikon.
Ajo është nën vëzhgimin e mjekëve për të parë nëse do të ketë ndërklikime.
Mjekët e spitalit i kanë bërë testin vogëlushit menjëherë pas lindjes, i cili ka rezultuar negativ.
Kujtojmë se në Londër një fëmijë i porsalindur rezultoi pozitiv ndaj Covid-19.
Foshnjës në Greqi po pritet t’i bëhet analiza e dytë për ta konfirmuar plotësisht lajmin se nuk është infektuar me koronavirus.
Bazuar në të gjetjet e deritanishme, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi dhe kryesisht shfaqin vetëm simptoma të lehta.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu