Nëna e Rita Orës modelon me bikini, në mbështetje të grave që kanë kaluar kancerin

0 0

Vera Sahatçiu, nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Oras, ka bërë modelen në një set fotosh me bikini.

55-vjeçarja, e kaloi kancerin e gjirit në vitin 2005, kur ishte vetëm 39 vjeç tha se po përpiqet të ndihmojë gratë të ndihen tërheqëse pas trajtimeve për sëmundjen e rëndë.

Për fat të mirë ajo ka bërë vetëm një mastektomi pasi e kapi në një fazë shumë të hershme.

“Unë nuk dua të jem në qendër të vëmendjes, punoj si mjeke dhe në përditshmërinë time nuk i kam të rregulluara flokët apo make up-in të kuruar. Por nëse ndihmoj qoftë edhe një grua që po kalon trajtimet e kancerit të gjirit, atëherë do e ndieja se ia vlen të kaloj mbi veten time për këtë qëllim”, ka treguar ajo.

Vera është mjeke e specializuar në shëndetin psikiatrik dhe ushtron profesionin e saj në Londër. Ajo është larguar së bashku me familjen në Angli nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe.

Ndërkohë mediat britanike kanë risjellë në vëmendje deklaratën e 5 muajve më parë të Verës, e cila deklaroi se e bija Rita, duhet të vishet pak më shumë.

“Duhet të bëjmë disa biseda nënë e bijë”- tha 55-vjeçarja, nëna e këngëtares – “rreth veshjeve të saj të zjarrta dhe fushatave ku reklamon e zhveshur. Ajo duhet të mbajë disa rroba veshur.”

vera 2

vera 3

vera






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X