“Ne nuk kemi pse ngjajmë për të qenë familje!”

Ne momentin kur nje cift hoqi dore nga endrra per te pasur femije, atehere ndodhi mrekullia. Nje mesazh u ndryshoi jeten.




0 0

Kjo familje e re dëshrion t’ju bëjë të ditur që “ata nuk kanë pse ngjajnë”. Rrugëtimi i tyre i prindërimit ishte shumë i ngadaltë, por krejt papritur u bënë prindër brenda natës.

Për të kuptuar më mirë hisotrinë e tyre, duhet të njiheni me zanafillën e saj. Sadie Sampson dhe partneri i saj u martuan që në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë kanë bërë përjekje të vazhdueshme për një shatzani, e cila nuk po vinte kurrë.

Kështu, Sadie u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore, por çdo mjek që e vizitonte e këshillonte të binte në peshë, sepse kilet e tepërta nuk e lejonin të ngelej shtatzanë. Ajo nisi përpjekjet natyrale për t’u dobësuar por nuk ia doli dot. Kështu vendosi të bëjë bypassin e stomakut. Të njëjtën gjë bëri edhe i shoqi. Sërish tentativat për shtatzani nuk po rezultonin të suksesshme edhe pas kaq shumë përpjekjesh.

Çifti arriti në një pikë që hoqi dorë nga ëndrra për një shtatzani. Por, pikërisht një javë pas këtij momenti ndodhi e papritura. Sadie mori një mesazh nga një mikeshë që e pyeste nëse dëshironte të adoptonte një fëmijë. Çifti menjëherë tha po. Pra ata kaluan nga faza e vështirësive të mëdha për të pasur një fëmijë, direkt në fazën e  të qenit prindër brenda natës.

Familjarët e tyre ishin larg atë periudhë dhe u kthyen një ditë para adoptimit. Sadie tregon se e ëma e saj ishte pak konfuze në fillim, por pasi ajo i shpjegoi gjithçka, ajo hidhej nga lumturia dhe e ndau lajmin me të gjithë.

Duke qenë se kjo procedurë po bëhej privatisht, atyre u nevojitej vetëm një avokat.

“Kur e pashë për herë të parë, e kisha kaq të vështirë të besoja se ishte imi. Mu desh pak kohë për të kuptuar se ai ishte im bir dhe unë nëna e tij.

Prindërit e tij biologjikë i vendosën emrin Ezra dhe kur prindërit adoptues hulmutuan për kuptimin e tij, vendosën se nuk mund t’i zgjidhnin emër më të mirë. Ezra do të thotë “ndihmues”.

Sadie dhe bashkëshorti i saj Jarvis realizuan disa foto profesionale me djalin duke treguar  me krenari historinë e tyre. Mesazhi kryesor që duan të përcjellin është se familjarët jo detyrimisht duhet të kenë ngjashmëri fizike mes tyre, duke inkurajuar kështu adoptimin për të gjithë ata që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë.

“Ne kishim një plan dhe Zoti ndryshoi gjithë rrethanat. Ezra na ka dhënë qëllimin më të rëndësishëm të jetës dhe kemi mësuar kaq shumë prej tij në vetëm dy javë. Familjet jo detyrimisht duhet të ngjajnë. Familja ndërtohet mbi bazën e dashurisë”.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X