Në ditën e lindjes së Ergi Dinit publikohet bashkëpunimi me Barbanën, i ati: Akoma ka momente që bëhem gati ta marr në telefon

0 0

Ditën e sotme, këngëtarja Barbana Dini ka nxjerrë videokplimin e saj më të ri, që është bashkëpunimi i parë dhe i fundit me vëllain e saj të ndjerë, Ergi Dinin. Kënga është publikuar sot, pikërisht në ditën e lindjes së Ergit, i cili do të festonte sot 25-vjetorin.

Kënga ka qenë gati para se këngëtari të ndërronte jetë dhe vetëm 3 vite pas largimit të tij, ajo mundi ta përfundonte e ta pulbikonte këtë këngë.

Sot ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, për herë të parë së bashku me të atin, i cili ka folur për dhimbjen e madhe që la pas largimi i Ergit.

“Ai na merrte në telefon çdo ditë, ishte shoku më i mirë i gjithë familjes. Ka momente që unë ende nuk e pranoj që ai ka ikur, mendoj se është në Tiranë dhe në të dhjetën e sekondës bëhem gati ta telefonoj, pastaj kujtohem… Do të ishte mirë që ikjet të ishin me radhë siç thotë populli, por të jetoj unë e të më ketë ikur djali është e dhimbshme”, – thotë i pikëlluar poeti e gazetari Dashamir Dini me lotë në sy.

Të pyetur për mënyrën si e përkujtojnë datën e rëndësishme të lindjes së Ergit, ata thanë se nuk mund të ketë festë në familjen e tyre, por përpiqen të zbusin dhimbjen duke kujtuar gjithçka u dha Ergi sa ishte gjallë dhe kitara e fotot e Ergit janë gjithmonë të pranishme në ambientet e tyre familjare.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X