Mungesa e gjumit ju bën më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve

Privimi i gjumit dhe perceptimi i dhimbjes janë të lidhura ngushtë. Zbulimet e fundit shkencore kanë treguar se truri krijon stimuj dhimbjesh, duke përkeqësuar tolerancën e tyre kur fle pak.




0 0

Privimi i gjumit dhe perceptimi i dhimbjes janë të lidhura ngushtë. Kjo lidhje është veçanërisht e fortë në ato sëmundje të karakterizuara nga dhimbje kronike, neuropatike ose inflamatore. Në fakt, kur gjumi është i reduktuar, simptomat e dhimbshme bëhen më akute. Zbulimet e fundit shkencore kanë treguar se truri krijon stimuj dhimbjesh, duke përkeqësuar tolerancën e tyre kur fle pak.

Mungesa e pushimit

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, në Shtetet e Bashkuara dhe i botuar në revistën mjekësore Journal of Neuroscience, ka hulumtuar këtë lidhje midis privimit të gjumit dhe perceptimit të dhimbjes duke rekrutuar 25 subjekte. Pjesëmarrësit u privuan nga gjumi dhe toleranca e tyre e dhimbjes u provua duke shtypur një bllok të nxehtë në lëkurë me një intensitet gjithnjë në rritje, derisa nxehtësia ishte e durueshme. Pas vetëm një “nate me gjumë të privuar”, doli që pragu i dhimbjes ishte rritur me më shumë se 15% krahasuar me rezultatin e testit të kryer pas një nate të gjumit të rregullt. Për më tepër, një MRI tregoi rritje të aktivitetit në korteksin primar somatosensor dhe më pak aktivitet në rajonet e striatumit dhe insulës.

Më shumë dhimbje nëse gjumi nuk është cilësor

Për këtë arsye eksperimenti ka treguar se nëse gjumi nuk është cilësisht i kënaqshëm, perceptimi i dhimbjes është më i madh. Siç theksojnë ekspertët, me ritmet e botës së sotme, numri i orëve të pushimit gjatë natës zvogëlohet gjithnjë e më shumë, madje edhe tek fëmijët dhe adoleshentët, dhe të dhënat që tregojnë privimin e gjumit janë në rritje. Përtej aspekteve shëndetësore, studimi fiton rëndësi në fushën e kërkimit, duke sugjeruar mënyra të mëtejshme për të ndjekur përgjigjen analgjezike të organizmit ndaj dhimbjes.

Së fundmi, një eksperiment i dytë i kryer në internet nga i njëjti ekip amerikan zbuloi se edhe dallimet e vogla në cilësinë e gjumit, mund të përcaktojnë ndryshime thelbësore në perceptimin e dhimbjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X