Djali i saj quhet Tomas, por historia e emrit të tij, i ka rrënjët pak më të thella sesa thjesht preferenca dhe zgjedhja e prindërve.
Moderatorja e njohur e ekranit Elona Duro ka qenë e ftuar në programin “Ftesë në pesë”, ku është folur për emrat më të shpeshtë që u vendosen fëmijëve. Ajo tregoi për herë të parë publikisht se zgjedhja Tomas është bërë duke u përshtatur me emrin e babait të bashkëshortit të saj, i cili quhet Thoma.
Ndërsa domethënia e vetë emrin Tomas, nënkupton një njëri besnik me pushtet por mbi të gjitha biblik.
“Kur morëm vesh gjininë, lidhja që im shoq bëri ishte një emër modern. Tomas është një emër besnik, një emër me pushtet, emër biblik. Por mbi të gjitha, një emër që ka lidhje drejtpërdrejtë me gjyshin e tij të quajtur, Thoma”, tha moderatorja.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu