“M’ka dhemb në zemër”, Adrola shpërthen në lotë kur tregon momentin e vështirë me Troin/ VIDEO

0 0

Në një intervistë ndryshe nga herët e tjera, Adrola Dushi ka nxjerrë në pah anën e saj më emocionale. Sigurisht që pika e saj e dobët dhe e fortë njëkohësisht është i biri Troi, për të cilin ajo thotë se ia ka sjellë Zoti për të mbajtur atë në jetë.

Mirëpo, jeta e ndarë mes Amerikës dhe Shqipërisë, ka pasur vështirësitë e saj në marrëdhënien nënë e bir. Adrola rrëfen një moment kur ishte larguar për në SHBA, 2 javë përpara ditëlindjes së Troit dhe ky i fundit i ishte lutur shumë të qëndronte, duke i thënë disa herë “Mami, mos ik”. Modelja rrëfen se për të ka qenë një ankesë e djalit si gjithë herët e tjera dhe nuk ia kishte vënë veshin, mirëpo më pas i treguan se pas ikjes së saj ai nuk hynte më në shtëpi dhe qante e ulërinte.

Dy javë më vonë, Adrola u kthye për të festuar ditëlindjen e Troit dhe e ka gjetur atë me gjithë njerëzit e tij të afërt. Sapo ajo ka hyrë, i biri vetëm e ka parë dhe nuk i është afruar e nuk i ka folur.

Gjatë rrëfimit, Adrola shpërthen në lotë dhe thotë se refuzimi i djalit të saj i ka dhembur në zemër.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X