Mjeke, falni jete mos e merrni ate!

0 0

Jeni ne dijeni se shtëpia e asaj nëne sot është në zi? Jeni në dijeni që ndoshta e prisnin me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tyre? A e dini se për shkak të pakujdesisë tuaj dy fëmijë mbetën jetimë? Po që i morrët jetën një gruaje në moshën më të bukur të saj, pa e lënë të shijonte dhe rriste fëmijët e saj? Po sigurisht që nuk jeni në dijeni! Ose më mirë po mendoj se jeni në dijeni, por për ju nuk ka ndonjë rëndësi të vecantë fakti se një nënë vjen me besim tek ju, vjen me besim të gjejë shërim kur ndihet keq, vjen me besim ta ndihmoni të sjellë në jetë fëmijën e saj, por që në të vërtetë gjen vdekjen.
Cfarë ishte aq shumë e rëndësishme për ju sa ju bëri të mos hapnit derën në kohë një gruaje shtatëzanë të mbytur nga të vjellat? Po ju zoti mjek i nderuar cfarë ju detyroi të paraqiteshit 30 minuta me vonesë në një rast urgjence, ndërkohë që ishit brenda orarit të turnit? A e dini ju zotëri apo ti zonjë sa është koha maksimale brenda së cilës një personi duhet t’i jepet ndihma e parë? Po sigurisht që për ju nuk mund të quhej urgjencë ky rast, për ju nuk ishte urgjencë as rasti i zonjës D.Hoxha e cila nuk arriti të bëhej nënë për fëmijën e saj më shumë se 48 orë, dhe për ju asnjë rast nuk mund të quhet urgjencë!
Është skandaloze zoti mjek që një grua në muajin e 9-të paraqitet në maternitet në gjendje të rëndë dhe ju nuk denjoni t’i bëni as edhe një ekografi për të verifikuar gjendjen e fëmijës, ekografi të cilën keni gjetur kohën ta bëni pas 8 orësh për të lajmëruar se tashmë keni të bëni me një fëmijë të vdekur, tashmë duhet të shpëtoni “të madhen”?! Dhe pavarësisht kësaj as “të madhen” nuk ishit në gjendje ta shpëtonit, sepse ndoshta nuk e dinit ose më saktë nuk patët nerva ta mendonit aq gjatë se një grua në muajin e 9-të të shtatëzanisë nuk ka nevojë të dërgohet në Sanatorium, por ka nevojë të futet urgjent në sallën e lindjes, sigurisht pasi është stabilizuar gjendja e saj. Përse duhej të sorrollatej ajo zonjë sa në një spital në një tjetër? Mendoni se nuk priste “ftohja” e saj për t’u kuruar pas lindjes, apo nuk ishit në gjendje të stabilizonit tensionin e saj, të cilin me siguri as që e keni marrë mundimin ta kontrolloni?! Po ju zoti kirurg i nderuar cfarë veprimtarie impenjative ishit duke bërë që ju deshën 2 orë për ta përfunduar dhe për të shkuar pas zonjës? Atëhere ju njoftuan për rastin apo atëhere gjetët kohë të paraqiteshit?
Kujt t’ja drejtojmë më parë këto fjalë? Infermieres që kyc derën e maternitetit sikur të ishte një roje e ashpër në një gjimnaz të qytetit, mjekëve që paraqiten pranë pacientëve kur të kenë kohë, ambulancave në kushte skandaloze, mungesës së medikamenteve në spitalet tona, kujt? Ajo zonjë nuk do të kthehet më në jetë, e madje as fëmija i saj! Por, duke shprehur kështu pak nga hidhërimi që ndiejnë përbrenda në raste të tilla, le të shpresojmë që ky të jetë i fundit! Le të shpresojmë për më mire, pasi jemi nëna dhe na dhemb të dëgjojmë lajme të tilla. Është e dhimbshme që një tragjedi e tillë të shkatërrojë jetën e një familje!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X