Vendi ynë ka destinacione të mrekullueshme për të vizituar e pushuar e kush më mirë se minsitri i Turizmit mund ta pohojë këtë?
I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ministri Blendi Klosi ka ndarë me teleshikuesit disa nga destinacionet e tij të preferuara. “Do të jemi me fëmijët në plazhin e Durrësit, që unë e vlerësoj shumë nga potenciali i madh që ka dhe padyshim fundjavat do të vazhdojnë të jenë në jug, tek i pazëvendësueshmi Dhërmi”,- tha ministri.
Klosi foli gjithashtu edhe për fëmijët dhe aktivitetet që dëshiron të kryejë me ta gjatë pushimeve: “Dikur i kam ndjekur sportet e aventurës, por tani do të më pëlqente shumë t’i çoja fëmijët te Mali i Tomorrit, dhe të bëjmë atë ecjen fantastike. Aroni dhe Ambla janë akoma të vegjël për të ecur disa orë, por unë do të doja që ti çoja edhe ne destinacione si Prespa, Valbona, etj”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu