Fatma Methasani feston sot ditëlindjen e 25-të. Kjo ditëlindje është ndoshta më e veçanta për të, sepse nuk e pret më vetëm, por me bebushin e saj dhe partnerin Alfion.
Është pikërisht Alfio ai që ka postuar një foto shumë të bukur, bashkë me një urim, por ajo që bie në sy është se për herë të parë mund të shohim barkun e rrumbullakosur të Fatmës, e cila prej disa muajsh është në pritje të ëmbël.
“Sot ka ditëlindjen zemra ime e vogël e kuqe!!!❤ @fatma_methasani
Faleminderit që më mëson çdo ditë e më shumë çfarë është dashuria e vërtetë!!
Faleminderit që më bën të ndihem në shtëpi kudo që jam me ty!!”- shkruan Alfio krahas fotos.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu