Janë bërë plot dy javë që kur Sara Hoxha ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë, duke zgjeruar kështu familjen e tyre të bukur. Të gjitha ato që kanë provuar ndjenjën sublime të të qenit nënë, i dinë gjithë vështirësitë e ndjenjat e këtyre momenteve të para dhe as Sara Hoxha nuk bën përjashtim.
Përmes një fotoje me të birin e porsalindur, ajo tregon ” kaosin” e ndjenjave që është duke përjetuar si lodhje, pagjumësi, dhimbje, por të gjitha triumfojë në ndjenjën më të bukur që të fal një fëmijë: dashurinë.
Nga postimet që bën në rrjete sociale, ku tregon se për gjtihçka në lidhje me të vegjëlit e saj kujdeset ajo vetë, kuptojmë se Sara është një nënë shumë e përkushtuar.
Me një kontakt shumë të afërt me të birin, lëkurë me lëkurë, siç rekomandohet edhe shkencërisht për të krijuar një lidhje më të fortë me fëmijën, por edhe për të ndihmuar zhvillimin e tij, Sara ndan me ndjekësit këto emocione:
“Dy javë si një familje katër anëtarëshe.
Kanë qenë dy javë të lodhshme që konsistojnë në netë pa gjumë, dhimbje fizike, vënie në dyshim të vetes, por mbi të gjitha në shumë, por shumë dashuri. Çdo ditë e më tepër zgjohem mirënjohëse për këtë familje që kam”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu