Tashmë është diçka e njohur nga të gjithë se bebet e njohin nënën e tyre ende pa ardhur në jetë, por çfarë ndodh në të vërtetë me njohjen e babait? Le të zbulojmë gjithcka rreth kësaj lidhje “misterioze” që ekziston mes tyre!
Kur një bebe është në gjendje të njohë të atin?
Janë të shumta studimet që tregojnë se jo vetëm nëna është një figurë e shumë e rëndësishme për fëmijën e porsalindur. Në të vërtetë, edhe pse gjatë javëve të para pas lindjes konsiderohet si një marrëdhënie e me rëndësi “dytësore”, edhe figura e babait është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e mirë së të porsalindurit, çka vërteton se ai e njeh atë menjëherë. Sipas studimeve, i porsalinduri e njeh zërin e të atit qysh ne ditët e para pas lindjes, të cilin është mësuar ta diferencojë nga të tjerët që në periudhën e shtatëzanisë. Jo pa qëllim i porsalinduri qetësohet menjëherë sapo merret në krah nga babai nëse ka qënë në krahët e dikujt tjetër më parë.
Rëndësia e babait
Të kaluarit e një kohe të konsiderueshme me babain është shumë e rëndësishme për beben e porsalindur, kjo pasi gjithçka do të jetë në favor të krijimit të një lidhje të fortë me të dyve, që do të zgjasë për gjithë jetën. Për të përforcuar këtë lidhje mund të ndikojë mjaft pozitivisht pjesëmarrja e babait në aktivitetet e përkujdesjes së fëmijës si për shembull: ndërrimi i bebelinës, banjoja, ushqyerja e tij, loja.
Lexoni edhe: Kur fillon bebi te njohe zerin dhe fytyren e babait?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu