Çifti i showbizit Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të vogëlushit Krid gjashtë muaj më parë.
Në një rrëfim në emisionin “E Diell” Klea u shpreh se në fillim nuk dëshironte të kishte fëmijë të tjerë, ndërsa tani që shikon Kridin ka ndryshuar mendje dhe dëshiron të ketë sa më shumë.
Një nga momentet që e ka trembur më shumë lidhur me mëmësinë ka qenë periudha pas lindjes, kur Klea tregoi se ishte shumë në panik nëse do ja dilte mbanË si nënë.
Ajo foli edhe për bestynitë dhe tregoi se nëna dhe vjehrra e saj besojnë më tepër dhe pas lindjes nuk e lejonin të dilte nga shtëpia.
“Më shumë besojnë mami dhe vjehrra. Më thoshin mos dil je lehonë, u errësua futu në shtëpi. Unë sigurisht që nuk futesha. Kridit i djeg mami ndonjë çik kripë ndonjëherë, kur mendon se e kanë marrë mësysh”, tha ajo.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu