Pak ditë më parë, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vuri emrin Noa.
Edhe pse ka lindur që në datën 19 të këtij muaji, vetë Rona ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të bëjë publik lajmin.
Ajo ka postuar një foto ku duket me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
“Ndjenja më përmbushëse dhe me kuptimplotë deri më sot. Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”, – shkruan Rona krahas fotos.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu