Për ditëlindjen e saj në muajin mars, këngëtarja Ryva Kajtazi bëri të ditur se ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Ajo publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur ku shprehte gjithë gëzimin për faktin se do të bëhej nënë për herë të dytë.
Por ditën e djeshme, në festën e fëmijëve, pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja ka sjellë në jetë bebin e saj.
“Më datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde ”- shkruan ajo në foton ku duket dora dhe gjysma e portretit të bebit.
Ajo është gjithashtu nëna e një vogëlusheje 3-vjeçare.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu