Nëna është dashuria e parë e çdo njeriu dhe mbetet më e madhja dhe e pazëvendësueshmja gjithë jetën. Këtë e ka shprehur edhe Jona Kalemaj përmes disa fjalëve të dala nga zemra për nënën e saj.
Shkrimi i saj i bukur e i ndjerë shoqëron një video në makinë me nënën, ku këndojnë një këngë shumë të njohur, pikërisht dedikuar këtij raporti kaq special: të nënës me vajzën.
“Mamat!
Dashuri e përjetshme, më e pastra në botë.
Mamat!
Ëngjëj mbrojtës për ne. Luftëtaret më të mëdhaja.
Mamat!
Emër i parë dhe më i bukuri në botë.
Mamat!
Të pazëvëndësueshmet. Të palodhshmet.
Mamat!
Super heroinat tona. Ilaç shpirti.
Kanë shumë epitete mamat ndaj po e lë me kaq. Sa të priviligjuara jemi ne femrat sepse një ditë marrim dhe ne epitetet si më siper”,- shkruan Jona krahas videos.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu