Rezultatet e shprehura kanë ardhur si pasojë e një studimi të gjerë nga ekspertët, të cilët e lidhin depresionin e nënës me zhvillimin e fëmijës. Ata kanë dalë në përfundimin se problemet ekonomike në familje si edhe problemet në çift rrezikojnë edhe fëmijën.
Sipas një studimi francez
Ata shprehen se fëmijët kanë një mundësi më të madhe për të zhvilluar probleme në sjellje si edhe në aspektin emocionale nëse nëna e tyre është vazhdimisht e stresuar edhe pse simptomat që ato shfaqin nuk mund të jenë nga më të rëndat.
Si është kryer studimi
Ata kanë marrë si objekt studimi nënat dhe fëmijët e tyre deri në moshën 5 vjeçare, duke vëzhguar sjelljet e fëmijës si edhe duke bërë pyetje të caktuara për të parë nëse fëmija ka probleme me sjelljen, probleme emocionale, shenja hiperaktiviteti ose shpërqëndrimi, probleme në krijimin e një marrëdhënie me të tjerët pra në aspektin social. Nënat kanë rezultuar të jenë rreth 62% pa shenja depresioni, 4.6% me shenja të theksuara depresioni, 1 në 4 nëna kishte shenja të moderuara depresioni, 3.6% e tyre e kishte kaluar në shtatëzani, dhe 4.6% ndërsa fëmija ishte në kopësht. Fëmijët e këtyre të fundit kanë shfaqur probleme më të theksuara përsa i përket marrëdhënies me të tjerët. Sipas këtij studimi fëmijët e nënave me depresion kronik edhe pse me simptoma shumë të moderuara, do të kenë mjaft probleme në aspektin emotiv si edhe social.
Problemet familjare
Nuk duhet të mbajmë vëmendjen larg problemeve familjare, qofshin ato të tipit ekonomik apo në çift. Sipas ekspertëve këta fëmijë janë gjithashtu shumë të rrezikuar. Fëmija në moshën parashkollore ka nevojë për shumë përkujdesje në mënyrë që të krijojë pavarësinë e tij, dhe shpesh ai, si pasojë e problemeve familjare mund të bëhet objekt fiksimesh për limite të vendosura nga nëna të cilat duhet të respektojë. Ndonjëherë nëna nuk do të jetë aq energjike sa fëmija ka nevojë, pra ajo nuk jep aq sa duhet për fëmijën e saj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu