Këngëtari Big Basta, njëkohësisht bashkëshorti i Vesa Lumës, prej kohësh jeton në Zelandën e Re, tashmë pa Vesën dhe djalin e tyre Lianin.
Disa muaj më parë Vesa u rikthye në Shqipëri, ndërsa Big Basta vazhdon aktivitetin e tij mes dy vendeve, kur herë pas here vjen në Tiranë për të takuar familjen.
Sot, Vesa Luma është bërë nostalgjike dhe mesa duket po e ndjen më shumë se zakonisht mungesën e figurës së Big Bastës në familje.
Ajo ka postuar një video të dy muajve më parë, ku tregon takimin emocionues të të birit Lianit me të atin.
Ata janë në aeroport duke e pritur dhe kur rpei mbërrin, djali i hidhet në qafë përmalluar.
“Ndihem nostalgjike sot. Takimi i Lianit me babin. 10.05.2019. Mezi po pres të të shoh sërish!”- shkruan Vesa në video.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu