Si një ndër personazhet publikë më aktivë në rrjetet socale, gazetarja Aulona Musta publikon shumë shpesh në Instagram momente nga jeta e saj. Pak çaste më parë ajo postoi një pjatë që kishte gatuar për drekë, të pasur me ingredientë të shëndetshëm si qiqra, thjerrza e fileto pule.
Përshtypja e përgjithshme është që të tilla gatime edhe pse shumë të shëndetshem, nu kjanë fort miqësore për fëmijët, por Aulona na ka vërtetuar të kundërtën me vajzën e saj Amarën.
Menjëherë pas idesë së drekës, ajo ka postuar një video të Amarës duke shijuar këtë pjatë. Teksa Aulona e pyet nëse i pëlqen, vogëlushja pohon duke ngrënë.
Si mbishkrim të videos Aulona ka shkruar se fakti që e bija ha gjithçka që i bën mirë, e bën të ndihet një ënnë krenare. “Nuk ekziston fjalia Amara nuk e ha këtë”, shkruan Aulona.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu