Jeta e këngëtares së shumë hiteve të viteve 2000, Britney Spears është risjellë sërish në vëmendje. Ajo ka folur dje në një seancë gjyqësore lidhur me kujdestarinë që i është caktuar babait të saj për të.
Përveç shumë cështjesh të tjera, këngëtarja tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë të tjerënë të ardhmen. Por është shprehur se nuk i lejohet të mbetet shtatzanë për shkak të rregullave ligjore, të vendosura në fuqi në vitin 2008.
Kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e metodave kontraceptive që ajo përdor, për të penguar një shtatzani të mundshme.
“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë – pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive”, ka treguar Britney.
Ajo është shprehur se ndihet shumë e tirshtuar, është në depresion e qan çdo ditë dhe e detyrojnë të punojë shtatë ditë të javës, sepse në të kundërt e ndalojnë të takojë fëmijët e saj.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.