Prezantuesja Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani shumë shpejt priten të bëhen prindër për herë të parë. Fatma ka festuar ditëlindjen sot dhe çifti ka zbuluar gjininë e fëmijës në mënyrën më të vëçantë,
Ka qenë Fatma që ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet bashkë me Alfion në një motor dhe tymi i tij ishte blu, duke treguar se çifti janë në pritje të një djali.
Për moderatoren dita e sotme është dyfish e veçantë, pasi ajo feston edhe 25-vjetorin e saj.
’25-vjetori im i lumtur. Me dy çunat e preferuar, njërin në krah dhe tjetri vjen së shpejti. Ditëlindje plot bekime. Është djalë’, shkruan Fatma.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu