Estela Ujka flet për dhunën në familje: Sot i kam falur por…

0 0

Blogerja e njohur dhe gjithmonë e buzëqeshur Estela Ujka ka folur në një shfaqje të organizuar nga ORAT, një rrjet për fuqizmin e grave dhe vajzave në Shqipëri, të mbajtur në arTurbina.

Ndër të tjera Estela ka rrëfyer edhe disa nga peripecitë e jetës së saj, duke u nisur që nga fëmijëria dhe më pas karriera dhe martesa.

Blogerja ka treguar se është rritur në një familje ku nëna kish qenë e persekutuar, ndërsa i ati një njeri i shkolluar me dy fakultete. “Babai ishte autoritar, më dominant dhe duhet të kishte gjithnjë të drejtë,” tha ajo. “Në këtë ambient u rritëm, me një mama shumë të dashur, të përkushtuar dhe shtëpiake dhe me një baba më në pozitë që duhet të kishte gjithnjë të drejtë kur fliste.”

Në vijim, ajo u ndal edhe te historia e dashurisë me bashkëshortin, me të cilin ka tre vajza.

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun i cili sot është bashkëshorti im, atëherë ishte i gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar,” tha ajo referuar faktit se bashkëshorti kishte pasur një martesë të përfunduar, përpara se të lidhej me Ujkën.

“Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia. Dua t’u them të gjithë grave dhe vajzave shqiptare që të luftojnë për atë që duan sepse në fund jeta është e tyre dhe vetëm ato kanë të drejtë për të.  Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi, vetëm nëse do më kishin dëgjuar sadopak. Sigurisht që edhe me bashkëshortin dhe me babain e vajzave të mia çdo ditë jemi në beteja të vogla për të vendosur ato balancat edhe rolin e secilit në familje. Edhe bashkëshorti im vjen nga një kulturë e familjes shqiptare ku edhe ai do që të ketë të drejtë dhe të vendosë, por duke punuar përditë me fëmijët, me veten dhe sot kur e shoh veten ne pasqyre jam shume krenare, ” përfundoi blogerja, e cila këshilloi të pranishmet në sallë që të mos kenë frikë të jenë vetvetja dhe të shkojnë përjet barrierave që i pengojnë.

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X