Elisa Spiropali “jashtë” kostumit të ministres, pengu më i madh për fëmijët/VIDEO

0 0

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë nën kostumin e politikanes dhe duke mbajtur fjalime të ashpra e të forta politike, por një video që është bërë virale ditët e fundit, na ka njohur me një tjetër anë të ministres Elisa Spiropali. Ajo ka qenë në një akademi kërcim idhe na ka habitur të gjtihëve teksa e shohim duke kërcyer nën ritmet latine. Ky ka qenë edhe motivi që ministrja Spiropali ka qenë e ftuar në programin “Ftesë në pesë”, ku shpjegoi se këto lëvizje i ka mësuar që në shkollën e mesme, kur ka qenë në Kanada në një kolegj me nxënës nga e gjithë bota.

Krahas kësaj teme, që ishte kryefjala e bisedës, sigurisht që Elisa ka folur edhe për dy fëmijët e saj të mrekullueshëm Nalta dhe Kreni. Djali i saj tashmë është 13 muajsh dhe ka filluar të mëkëmbet e të lëvizë nëpër shtëpi. Por, pengu më i madh i ministres Spiropali është që këtë periudhë fushate e merr shumë malli për të, pasi është shumë kohë alrg shtëpisë dhe kur kthehet e gjen ose të përgjumur, ose gati të flejë.

Ajo kujton se Kreni erdhi në jetë në një vit të vështirë, në fund të janarit të 2020, por krahas pasigurisë e merakut të madh nga Covid 19, një muaj karantinë ajo e quan fat që mundi të qëndronte gjatë gjithë kohës në shtëpi me fëmijët. Në këtë kohë, ajo gjithashtu i ka mësuar vajzës shumë vjersha, gjë që është pasioni i tyre i përbashkët. Në këtë pikë, minsitrja tregon se të dy fëmijët fizikisht i ngjajnë të atit, ndërsa nga karakteri e sjelljet Nalta duket si mami, ndërsa i vogli Kren, mesa duket do të marrë edhe karakterin e babait.

Kur vjen në jetë fëmija i dytë, natyrshëm lind pyetja nëse fëmija i parë bëhet xheloz, por Spiropali tregoi se kjo gjë nuk ka ndodhur pas ardhjes së Krenit, pasi Nalta e do shumë vëllain. Xhelozinë e ka shfaqur në kohën e pritjes së vëllait, ku për herë të parë minsitrja tregoi se Nalta thoshte “Kur të vijë bebi do ta lidhim me litar e do ta nxjerrim jashtë”. Lidhur me ndarjen se vajzat janë të baballarëve, e djemtë të nënave, minsitrja e ceku pak këtë pjesë, por pastaj shtoi menjëherë se nuk mund t’i ndajë pavarësisht lidhjes së fortë nënë-bir, baba-bijë, pasi Nalta është gëzimi i parë i familjes së tyre, madje për shkak të ngjashmërisë, e ndjen edhe më të afërt.

Megjithatë, ajo tregoi  se kujdeset maksimalisht që të dy fëmijët të marrin njësoj kohën dhe dashurinë e saj, e të mos bëjë dallime gjinore. Madje, ajo tha se u thërret në emër, pa iu drejtuar kurrë si “djali” ose “vajza” për të mos krijuar stereotipe në perceptimin e Naltës. Madje, njëherë tha se e kishte dëgjuar të bijën t’i thoshte dikujt “Kujdes se vrave djalin”, për të vëllain. Kur e kishte pyetur se nga e ka dëgjuar atë shprehje, ajo ishte përgjigjur “Nga nëna”.

Duke qenë me një angazhim shumë të madh në jetën politike e publike, sigurisht që gjetja e ekuilibrit të kohës është e vështirë për një politikane dhe Elisa tregoi se përpiqet maksimalisht të shfrytëzojë fundjavën për të kalaur kohë vetëm me familjen, ndërsa gjatë kohës së angazhimeve e ndihmojnë shumë motrat e bashkëshortit dhe dy gjyshet e fëmijëve.

Në këtë pikë, ajo tregoi gjithashtu se tashmë Nalta ka filluar të kuptojë më shumë, por nuk bën dot lidhjen mes asaj që sheh në televizor dhe mamit që sheh në shtëpi. Madje , një ditë vogëlushja e kishte pyetur të ëmën “Ti je Elisa Spiropali e vërtetë?”. Përgjigjja e saj ishte mjaft interesante dhe edukative. Ajo i kishte thënë se bijës se njeriu mund të jetë  shumë gjëra, edhe mami, edhe në parlament, edhe të luajë, edhe të kërcejë etj.

E meqë iu rikthyem sërish kërcimit, pas aq shumë komenteve për performancën e minsitres, s’mund të anashkalonim komentin e vajzës së saj Naltës. Pasi kishte parë mamin duke kërcyer, reagimi i saj ishte i tillë “Unë jam Nalta Totaj, por do kërcej si Siropali”. Ku ka vlerësim më të mirë për një nënë, në fund të ditës.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X