Të gjithë personat që e kanë ditëlindjen në këtë periudhë, ditëëlindjen e këtij viti do ta mbajnë mend gjatë, pasi e kanë festuar në kushte jo të zakonshme. Të mbyllur në shtëpi, vetëm me falmiljarët, ndoshta s’ua kishte marrë mendja.
Edhe moderatorja Bieta Sulo, ka fatin që ditëlindjen ta festojë në periudhën e izolimit dhe na ka treguar sesi e ka pritur këtë ditë.
Me një tryezë plot ëmbëlsira dhe me të birin pranë, Bieta shkuran: “… dhe kështu na gjeti kjo ditë e vitit të 35-të”.
Në kushte të tjera ndoshta do të kishim parë foto të një feste me shumë njerëz, por gjithsesi edhe brenda familjes duket se po e shijon shumë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu