Diskutimi i javes

0 0

Eksperienca e një nëne “të vjetër” është shumë me rëndësi për një nënë të re apo për një grua që pret të marrë këtë rol të ri, dhe shpesh kjo eksperiencë rezulton të jetë tepër praktike në lidhje me problemet e përditshme që mund të hasen gjatë rritjes së fëmijës.
Ndonjëherë nuk ka nevojë të jesh një nënë, ndonjëherë mund të jetë një gjyshe që me eksperiencën e saj ka rritur fëmijë të shëndetshëm dhe të edukuar, e cila tani ka nevojë të bisedojë, të ndajë një mendim me dike, të marrë dhe të japë eksperiencën e saj. Për gruan është dicka tepër natyrale praktika e bashkëbisedimit. Ajo, me natyrën e saj delikate dhe tepër të ndjeshme, mund të dojë në cdo moment të ketë pranë dikë që t’i besojë dicka që e shqetëson, të flasë me dikë në lidhje me një problem aktual, apo thjesht të bisedojë me dikë edhe pse mund të mos ketë një problem specifik që ta shqetësojë. Gruaja ka nevojë të ndihet gjithmonë aktive dhe pjesë e shoqërisë dhe ndonjëherë kjo harrohet, ndonjëherë rëndësisë së komunikimit i zhvishen atributet që i takojnë.
Cfarë po mendojmë?
Për shumë nëna dhe gra që ndjekin faqen tonë duam të bëjmë të mundur pikërisht praktikimin e këtij bashkëbisedimi, që cdonjëra prej jush të krijojë tek ne një “cep” ku të “fshihet” dhe të bisedojë e qetë, të bëhet pjesë e një komuniteti të bukur dhe aktiv në jetën e përditshme. Le të organizojmë një bashkëbisedim të përjavshëm ku secila të ndihet e përfshirë nëse ka dëshirë dhe nëse e ndien të nevojshëm!
Si do të veprohet?
Është tepër e thjeshtë! Bashkëbisedimi mund të bëhet e mundur cdo ditë të enjte në orën 20:00 në faqen tonë të facebook “Per nenat”. Temat që do të trajtohen do të jenë të ndryshme, duke u përpjekur të përfshijmë probleme specifike, sipas nevojave që ju do të keni. Nuk ka rëndësi të jeni nënë. Mjafton të keni dëshirën për t’u bërë pjesë e kësaj nisme te re!
Keni pyetje për të bërë?
Keni probleme të ndryshme që ju shqetësojnë? Keni një problem para apo pas shtatëzanisë? Ka dicka në komunitetin ku jetoni që ju shqetëson? Do të flasim për kuzhinën dhe arredimin e shtëpisë? Apo një ditë tjetër le të jetë si temë e ditës eksperienca e një udhëtimi! Le të jetë temë e ditës tjetër…
Le t’i trajtojmë të gjitha këto cështje çdo ditë të enjte, të ndërtojmë mes nesh një bashkësi ku të mbizotërojë respekti dhe dëshira për të folur lirshëm, të krijojmë një bashkësi që do t’i vijë në ndihmë çdo nëne që na ndjek dhe jo vetëm!
Le ta bëjmë rritjen e fëmijës një eksperiencë më të thjeshtë për nënat! Le ta bëjmë ditën e zonjave që na ndjekin më të këndshme! Presim sygjerimet tuaja në lidhje me këtë. Sepse për PERNENAT mendimi juaj ka më shumë rëndësi se gjithcka!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X