Cfare po ndodh me edukatoret tona?

0 0

Rastet e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve nëpër institucionet e edukimit, të cilat po denoncohen kohët e fundit duket se po nxjerrin në pah një tipar tejet agresiv të punonjëseve të edukimit. Është diçka shumë e vështirë për një prind dhe për gjithë shoqërinë të kuptojë se kopështet, çerdhet apo institucione të tjera udhëhiqen nga persona të cilët, opinioni publik, jo pa të drejtë i klasifikon si “njerëz me probleme mendore”.
Por, kush e ka “fajin” që sot një pjesë e mirë e edukatoreve, administratoreve etj, po abuzojnë me fëmijët që u janë besuar?
Me siguri jo prindërit! Shumë familje sakrifikojnë një pjesë të mirë së të ardhurave të tyre për të gjetur një “strehë” të përshtatshme për fëmijën e tyre, në mënyrë që ai të marrë kujdesin e duhur gjatë pjesës së ditës që do të kalojë atje. Por, këtë kujdes ai jo vetëm që nuk e merr por i duhet të durojë edhe “krizat nervore” së kujdestares të kopështit.
Sigurisht që këto institucione duhet të kenë një sistem monitorimi në kohë reale me anë të kamerave, si edhe disa kritere që duhet të përmbushin. Nuk duhet të mjaftojë posedimi i një ndërtesë moderne për të hapur një kopësht apo çerdhe, jo cdo banesë me dyer dhe dritare të reja duhet të konsiderohet e përshtatshme për të qënë një institucion edukues fëmijësh, dhe jo të gjitha femrat janë të afta të kujdesen për fëmijët!
Ata nuk kanë nevojë vetëm për ushqim dhe higjenë (që ndoshta edhe kjo pjesë le për të dëshiruar), por kanë nevojë edhe për aktivitete që e ndihmojnë atë në zhvillim, dhe këtë mund ta bëjë vetëm një person me kualifikimin përkatës.
Nëse do të bëhej një inspektim në këto kopështe dhe çerdhe do të vihej re se pjesë e stafit të tyre janë edhe persona që nuk kanë arsimin e duhur për t’u kujdesur për fëmijët. Pamjet e tmerrshme të ushtrimit të dhunës kanë prekur një pjesë të madhe të shoqërisë, por edhe pse të gjithë e dënojmë një veprim të tillë, nuk mund të bëjmë asgjë përveçse t’i japim mbështetjen tonë morale familjeve të fëmijëve të dhunuar. Ndërsa organet kopetente përkatëse është e sigurt që mund ta ndalojnë këtë fenomen që duket se po merr shtrirje të madhe në shoqërinë tonë! Dhe ta mendosh se për fëmijët jetimë ato kujdestare duhet të luanin rolin e nënës!
Tek prindërit, jo pa të drejtë është përhapur panik. Shumë prej tyre kanë frikë të çojnë fëmijët në kopështe apo çerdhe, dhe ndërsa ju duhet të punojnë për të siguruar të ardhura me të cilat të mbajnë familjen, mendimet shkojnë vazhdimisht tek siguria e fëmijës së tyre.
Sigurisht që në këto institucione ka edhe zonja me kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilat kujdesen me shumë fisnikëri dhe dashuri për fëmijët e vegjël, duke duruar edhe “llastimet” që shpesh ata mund të bëjnë.
Dhe kur shikojmë persona të tillë që në gjithë këtë vorbull dhune që po i rrethon fëmijët, japin përkujdesje pa u ankuar asnjëherë, themi një bravo të madhe! Bravo për vlerat që i edukoni fëmijëve dhe bravo për vlerat që keni si persona! Të edukosh një fëmijë është një art, dhe artin jo të gjithë dinë ta bëjnë! Për të gjithë pjesën tjetër na mbetet vetëm të lutemi të ndërgjegjësohen dhe të mos e justifikojnë dhunën e tyre me aftësitë apo paaftësitë e fëmijëve që kanë nën kujdes!

 

Lexo edhe:

Kur femija shkon per here te pare ne kopesht

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X