Shtatori “shenon” fillimin e kopeshtit per shume femije. Edhe pse prinderit mund te kene muaj qe pergatiten per kete (vezhgimi nga afer i kopeshteve, zgjedhja e tij, rregjistrimi ) momenti i lenies se femijes ne kopesht do te jete disi i veshtire.
Si duhet te sillem gjate diteve te para? A do te kuptoj qe po e dergoj ne nje vend te zgjedhur me kujdes, per ta marr pas disa oresh? Po nese do t’i duhet shume kohe per t’u pershtatur me ambientin e ri?
Te gjitha pyetjet dhe dyshimet qe lindin ne menyre spontane brenda mendjes tuaj jane mese te drejta. Por ndonjehere edhe pse prinderit mendojne se femija i tyre nuk do te pershtatet lehtesisht me ndryshimin qe po ndodh ne jeten e tij, ata befasohen kur shohin reagimin e menjehershem pozitiv te femijes se tyre.
Ky institucion ne syte e femijes do te jete nje ambient i ri, interesant dhe me plot gjera te reja per t’u zbuluar.
Por, edhe nese femija ne fillim reagon keq nuk eshte per t’u shqetesuar, pasi ai do te doje kohen e vet per t’u ambientuar me ndryshimin.
Ja cfare keshillojne psikologet per momentin e largimit te pare se femijes drejt kopeshtit:
1- I tregoni femijes se do te shkoje ne kopesht.
Femijes duhet t’i tregoni se jeni duke e cuar ne kopesht para se kjo te ndodhe. Kjo do te beje qe mendja e femijes te pergatitet per kete gje.
Nje muaj para se te filloni ta dergoni femijen ne kopesht duhet te shkoni para tij dhe duke e marre femijen ne krah t’i shpjegoni se pas pushimeve ai do te shkoje atje. Kjo do te beje qe mendja e femijes te jete me e afte per ta perbaluar largimin nga nena. Kjo nuk do te pergatise vetem mendjen e femijes, por edhe te nenes.
2- Nena duhet te tregohet shume e qete.
Edhe pse vendimi per te futur femijen ne kopesht eshte vendosur prej shume kohesh ne familjen tuaj, perseri momenti i pare i largimit mund te jete i mbushur me emocione edhe per ju. Pikerisht keto emocione duhet te mundoheni t’i mbani nen kontroll dhe te jeni sa me te qeta, pasi femija juaj e kupton.
3- Mendoni dhe shprehuni pozitivisht.
Ju duhet te mendoni se po e dergoni femijen tuaj ne nje vend te zgjedhur me kujdes per te mesuar dicka dhe per te ndare eksperienca me femijet e tjere. Kete duhet t’ja shprehni edhe femijes tuaj. Ju per shembull mund t’i thoni se jeni duke e cuar ne kopesht per te luajtur me bashkemoshataret e tij dhe se ju e dini se do te jete mire.
Ne kete menyre jo vetem i transmetoni vetes tuaj dhe femijes mendime pozitive, por edhe e bindni se edhe pse po largoheni nga njeri-tjetri per disa ore e doni shume.
4- Krijoni nje “ritual te vecante”.
Para se te dilni nga shtepia per te cuar femijen tuaj ne kopesht, mund t’i vendosni dy pika nga parfumi juaj tek bluza ose xhaketa e tij, ti vendosni nje yll ngjites tek kyci i dores ( nese duke marre parasysh moshen e femijes nuk konsiderohet e rrezikshme nga ana juaj ) ne menyre te tille qe ai te kuptoje se edhe pse do te jeni larg njeri-tjetrit per disa ore nje pjese e juaja eshte me te. Me shume mundesi pas nje jave femija do te kerkoje ta beni kete perseri dhe do te largohet drejt kopeshtit pa kundershtuar.
5- Mos nxitoni.
Edhe pse nje nga arsyet qe jeni duke e derguar femijen ne kopesht mund te jete puna, ju nuk duhet ta forconi femijen te qendroje atje me orar te plote nese ende nuk eshte pershtatur.
Zakonisht pershtatja e femijes me kopeshtin kerkon nga 15-30 dite. Kjo eshte nje periudhe te cilen ju duhet ta respektoni. Nese e shikoni se femija juaj edhe pse ka rreth 15 dite qe shkon ne kopesht ende nuk eshte pershtatur, ju duhet ta dergoni ate me orar jo te plote. Kini parasysh se pershtatja e tij me kopeshtin duhet te behet gradualisht.
6- Respektoni ritmet e femijes pa u ndjere e gjykuar.
Nese pershtatja e femijes tuaj me kopeshtin po kerkon me shume kohe se zakonisht, ju nuk duhet ta forconi ate, por as te gjykoni veten tuaj. Ju duhet te keni parasysh se pershtatja e femijes nuk ka lidhje me aftesite prinderore, por me karakterin e femijes.
Ne kopesht femijet dergohen per te marre mesim dhe perkujdesje nga dikush gjate oreve qe ju nuk jeni prane tij, dhe jo per te gjykuar aftesite tuaja prinderore.
7- Bejini te kuptoje se do te ktheheni shpejt.
Kur te vije momenti qe ju te largoheni, duhet te jeni te sigurta qe femija ta kete kuptuar se ju do te ktheheni per ta marre shume shpejt.
Femijet e kesaj moshe ende e kane te paqarte konceptin “para” dhe “pas” dhe per kete arsye nuk do ta kuptoje nese ju i thoni: “mami do te vij qe te mari me vone”. Ne vend te kesaj ju fjalen “vone” mund ta lidhni me dicka konkrete qe ai e di sa zgjat. Ju ne momentin e largimit mund t’i thoni: “mami do te vij qe te marri sapo te mbaroje pazarin”.
Ne baze se aftesive te femijes per t’u pershtatur koha e kaluar ne kopesht nuk do te jete me problem per te, por deri ne momentin qe kjo te ndodhe ju duhet ta lidhni kohen qe do te kaloni larg njeri-tjetrit me nje realitet qe ai tashme e njeh sa zgjat.
8- E lejoni qe te marri me vete arushin apo lodren e preferuar.
Jo vetem ne momentin e largimit drejt kopeshtit, por edhe me pas ju mund ta lejoni femijen tuaj qe te marri me vete arushin apo lodren e preferuar, kjo pasi ai mund te behet objekt “ngushellues” per femijen tuaj ne disa momente te caktuara te dites.
Nese femija juaj perdor nje kukull, batanije, arush per te fjetur, ju duhet t’ja jepni ate me vete edhe ne kopesht duke u kujdesur per te njoftuar edhe edukatoren. Ajo duhet te dije menyren si femija juaj zakonisht fle.
Gjithashtu ju duhet te keni parasysh se per femijen fillimi i kopeshtit eshte nje ndryshim shume i madh, dhe nese femija juaj mban ende biberonin fallco nuk eshte momenti t’ja hiqni. Jo vetem biberonin fallco por edhe bebelinen, kjo pasi femija nuk eshte ne gjendje te perballoje dy apo tre ndryshime te medha ne te njejtin hark kohor.
9- Perserisni ne vazhdimesi se mami do te kthehet.
Edhe nese java e pare ka kaluar e qete situata nuk duhet lene pas dore.
Perseritja e shprehjes “mami do te kthehet” ka shume rendesi per femijen edhe pse mund t’ju duket se eshte ambientuar me kopeshtin.
Ne momentin qe ju e shikoni se pershtatja e tij po shkon ne menyren e duhur, ju mund ta lidhni kthimin tuaj me nje realitet me te larget si pershembull: “mami po shkon ne pune, por pas gjumit do kthehet qe te marri”.
Ne disa raste femija ben rezistence pikerisht atehere kur ju mendoni se cdo gje po shkon ashtu sic duhet. Per te bere qe femija ta pranoje faktin se duhet te shkoje ne kopesht cdo dite, ju duhet te perdorni edhe nje person te rritur si pike referimi, psh: “mami duhet te shkoje ne pune dhe do te kthehet qe te marri pas gjumit, por t’i nderkohe do jesh nen kujdesin e edukatores, e cila te do shume dhe do te perkedheli pafund”.
Gjithashtu sipas psikologeve me rendesi eshte edhe sjellja juaj ne momentin qe e merrni femijen nga kopeshti. Ashtu sic do t’ju duhet te tregoheni e qete ne momentin e largimit ashtu duhet te tregoheni edhe ne momentin qe e merrni nga kopeshti. Ju duhet te kujdeseni t’i perballoni mire dhe me qetesi keto dy moment.
10- Mesohuni te keni besim tek struktura.
“Gjithcka kalon permes lidhjes qe krijojne me njeri-tjetrin persona qe deri ne ate moment nuk njiheshin, prandaj nuk eshte edhe aq e thjeshte. Per kete arsye nena dhe femija duhet te kene kohen e duhur ne dispozicion per t’u njohur me edukatoret dhe ambientin”, shpjegon psikologu. Besimi qe do te krijohet tek struktura perkatese eshte thelbesor, por nuk mund te pretendojme ta krijojme ate menjehere.
Nga momenti qe ju e coni femijen ne kopesht mund te filloni dalengadale te krijoni nje marredhenie te bukur dhe te bazuar tek besimi me edukatoret qe do te kujdesen per femijen tuaj. Nese ju do te filloni te krahasoni kompetencat tuaja ne drejtim te femijes me ato te edukatoreve, do te demtoni krijimin e marredhenies se bukur edhe midis femijes dhe edukatores.
Materiale te ngjashme
Shembujt e ndëshkimeve negative që...
Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...
A ka TikTok përmbajtje seksuale...
Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...
Tri arsye përse notat nuk...
Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...
Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...
Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu