Bieta ne nje rrefim per Kroin: Çfare ben ai kur e sheh ne ekran dhe si e kaloi depresionin pas lindjes

0 0

Moderatorja Bieta Sulo është personazhi kryesor i numrit aktual të revistës Class. Ndër të tjera, në një rrëfim për jetën e saj, ajo ka folur edhe për familjen dhe vogëlushin Kroi.

E pyetur se çfarë bën Kroi kur e shikon në ekran, Bieta tregon se më parë qante sapo dëgjonte zërin e saj, ndërsa tani e thërret “mama, mama”. Ka pasur edhe raste kur ai është afruar dhe ka puthur ekranin, ose i ka kërkuar Albanit ta telefonojë Bietën me video, gjë që tregon se vogëlushin e merrte malli për të ëmën.

Në një rrëfim shumë të sinqertë, Bieta thotë se për një kohë të shkrutër ka përjetuar edhe depresionin pas lindjes. Ajo tregon se kur njerëzit e uronin për djalin i vinte për të qarë dhe s’e kuptonte pse.

Por, ajo që e ndihmoi për ta kaluar ishte fakti që doli shpejt nga shtëpia dhe këtë ua rekomandon nënave të reja, të takojnë njerëzit e afërt me fëmijën me vete, që të ndiejnë se gjërat janë po njësoj, vetëm se tani me më shumë lumturi, që e sjell i porsalinduri.

Kroi ka edhe një motër më të madhe nga i ati dhe Bieta tregon se duhen shumë, madje vogëlushi e thërret Xhej dhe kalon shumë kohë me të, kur ajo i viziton në shtëpi.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X