Pak ditë më parë këngatarja Aurela Gaçe performoi live në bregdetin e Vlorës, ku edhe gjeti pak kohë për të pushuar gjatë ditës. Gjatë kësaj kohe, ajo ka dhënë një intervistë ku ka folur për mëmësinë e familjen.
Duke u kthyer pas afërsisht tetë vite në kohë, që kur ishte shtatzënë për herë të parë, Aurela tregon se është ndjerë sikur e ka lënë veten të lirë në krahët e dashurisë për t’u bërë nënë. Ajo shton se ka qenë pikërisht dashuria që ka sjellë në jetë të dyja vajzat e saj dhe jo thjesht nevoja për t’u bërë nënë, pasi po të ishte ashtu, mund të kishte ndodhur kohë më parë.
Përsa i përket ëndrrave që ka për të ardhmen e vajzave, ajo thotë se ka për detyrë t’i rrisë ato të mira e punëtore, t’u mësojë të dallojnë të mirën nga e keqja, por gjithçka tjetër duhet të guxojnë ta projektojnë ato për veten e tyre. Duke ndarë me publikun edhe një detaj që atë e prek kur bëhet fjalë për vajzën e madhe, Aurela tha se Grace që tani ka filluar të ndiejë peshën e emrit të saj. “Njerëzit presin që Grace të këndojë si unë”, – u shpreh Aurela, duke theksuar se diçka e tillë është e gabuar, pasi çdo individ duhet të jetë vetja.
Aurela shpjegoi gjithashtu edhe arsyet përse e kishte marrë Gracen me vete gjatë udhëtimit të saj për punë. Ajo tha se përveç faktit që dëshiron të kalojë kohë me të, gjithashtu do që vajza ta kuptojë sa lodhen prindërit duke iu dedikuar punës, që të ketë këtë imazh të ngulitur në kokë kur të rritet.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu