Aulona Musta dedikim bashkëshortit: Asnjë arritje imja s’do ishte njësoj pa përkrahjen tënde/ FOTO

0 0

Aulona Musta, gazetarja, moderatorja, tashmë edhe një trajnere fitnesi dhe nutricioni gjithmonë na ka përditësuar me këshilla dhe momente nga e përditshmja e saj, të cilat shërbejnë si shembull për gjithë ndjekësit dhe personat që e vlerësojnë atë si figurë.

Shpesh e shohim të ndajë edhe momente familjare, megjithatë, puna, e përditshmja dhe ritmi intensiv i jetesës së saj, jo gjithmonë ia japin mundësië që të shprehë me fjalë gjithë dashurinë dhe mirënjohjen e madhe për njerëzit e saj më të rëndësishëm, ndër të cilët është bashkëshorti (të paktën në rrjetet sociale, të tilla postime kanë qenë më të rralla).

Sot, Aulona Musta i ka bërë një dedikim të shoqit, që çdo partner e bashkëshort do ta dëshironte nga njeriu që ka në krah.

Ajo e falënderon për gjithë mbështejten që ai i ka dhënë ndër vite dhe gjithashtu për faktin se është një baba i mrekullueshëm për vajzën e tyre Amarën.

“Asnjë arritje, asnjë sukses, asnjë punë, kënaqësi, nuk do ishte e njëjtë pa ndihmën dhe përkrahjen tënde. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua, me këshillat dhe mbështetjen tënde, në çdo hap. Faleminderit që më kupton dhe përkrah gjithmonë. Faleminderit që nuk lodhesh kurrë me një workaholic si mua dhe ke kuptuar dhe pranuar maninë time për të bërë 100 gjëra 😅😅
Faleminderit që je babai më i mrekullueshëm për Amarën! ❤️❤️ Vajza është shumë e rëndësishme që të keni në krah një partner që dëshiron, nxit dhe përkrah gjatë gjithë kohës zhvillimin, ecurinë, punën, pasionet tuaja. Kush tenton të bëjë të kundërtën, ka probleme me veten dhe përpiqet t’i reflektojë tek ju.
Kjo s’do të thotë qe marrëdhënia në çift është gjithmonë fushë me lule. Përkundrazi, ajo shndërrohet edhe në “beteja” të ashpra lufte 🤣🤣🤣 kush thotë të kundërtën gënjen. Ama rëndësi ka që në fund të ditës, të dy partnerët të bëjnë më të mirën për veten e tyre, për njëri-tjetrin, e rrjedhimisht për marrëdhënien”- shkruan Aulona në foton ku janë të dy duke u përqafuar.

View this post on Instagram

My rock ❤️❤️ Asnje arritje, asnje sukses, asnje pune, kenaqesi, nuk do ishte e njejte pa ndihmen dhe perkrahjen tende. Faleminderit qe je gjithmone aty per mua, me keshillat dhe mbeshtetjen tende, ne cdo hap. Faleminderit qe me kupton dhe perkrah gjithmone. Faleminderit qe nuk lodhesh kurre me nje workaholic si mua dhe ke kuptuar dhe pranuar manine time per te bere 100 gjera 😅😅 Faleminderit qe je babai me i mrekullueshem per Amaren! ❤️❤️ Vajza eshte shume e rendesishme qe te keni ne krah nje partner qe deshiron, nxit dhe perkrah gjate gjithe kohes zhvillimin, ecurine, punen, pasionet tuaja. Kush tenton te beje te kunderten, ka probleme me veten dhe perpiqet t’i reflektoje tek ju. Kjo s’do te thote qe marredhenia ne cift eshte gjithmone fushe me lule. Perkundrazi, ajo shnderrohet edhe ne “beteja” te ashpra lufte 🤣🤣🤣 kush thote te kunderten genjen. Ama rendesi ka qe ne fund te dites, te dy partneret te bejne me te miren per veten e tyre, per njeri tjetrin, e rrjedhimisht per marredhenien.

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta) on






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X