Angelina Jolie jep intervistën e rrallë dhe këshillat e saj për prindërimin po bëhen virale

0 0

Angelina Jolie rrallë jep intervista por deklarata e saj e fundit për mëmësinë dhe fëmijët është bërë virale në rrjetet sociale.

Duke folur për “Hello”, aktorja tregoi pak rreth përvojës së saj pasi ajo është nënë e katër adoleshentëve dhe dy fëmijëve më të vegjël. Djali i saj më I madh (i birësuar) këtë vit filloi universitetin dhe kjo ka qenë e vështirë për Anxhelinën.

Ajo ka treguar: Kur fëmijët jamë më të vegjël ti e ndien veten më shumë nënë. Ndërsa kur ata janë adoleshentë, fillon të të kujtohet vetja jote në moshën e tyre. I sheh ata teksa shkojnë në clube dhe pyet veten pse nuk mund të shkosh më ti. Unë jam në këtë moment argëtues ku po rizbuloj veten.”

Jolie ka treguar se ajo po përpiqet që t’i mësojë të gjashtë fëmijët e saj mbi të gjitha për mirësinë, ndaj të tjerëve dhe ndaj vetvetes.

“E rëndësishme është të jesh i përulur, të njohësh liritë që ke dhe bekimet që zoti të ka dhënë. Pastaj sigurohu që të ndihmosh të tjerët. Dhe gjithmonë kujto vendin tënd. Ne jemi të gjithë njerëz dhe kemi shumë të meta. Ne jemi copëza të vogla në një botë shumë të madhe. Ndërsa rriten, unë shoh se fëmijët e mi janë bërë njerëz të fortë por me mendje të hapur. Përpiqem t’i udhëheq duke u dhënë shembuj, të jem e sjellshme dhe e dashur, njëlloj sikur ishte edhe nëna ime- e dashur dhe shumë tolerante. Por kur ka një zënkë mes tyre që duhet ndrequr, duhet të futesh dhe ta zgjidhësh.  Ne duhet ta përgatisim gjeneratën e re sepse ka kaq shumë gjëra që ndodhin në botë, ndaj të cilave jemi kundër”, është shprehur Angelina.

Aktorja ka treguar se është duke punuar së bashku me BBC në një program për fëmijë./pernenat.al

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X