Angela Martini: Njerka më ka keqtrajtuar, sakrifica e nënës për t’u bashkuar me mua

0 0

Është pikërisht publikimi i librit të saj të parë, që e ka kthyer Angela Martinin në Shqipëri në këtë periudhë dhe interesi rreth tij ka qenë mjaft i lartë.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu për të folur rreth librit.

Historia që modelja ka rrëfeyer duket shumë larg pozave të bukura dhe jetës luksoze që shohim në Instagramin e saj. Angela ka rrëfyer se në moshën 10-vjeçare, kur jetonte në Shkodër me gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, dikush ka tentuar ta rrëmbejë, por ajo e ka kuptuar situatën, i ka kafshuar dorën personit në fjalë dhe është larguar.

Nxitur nga një situatë e tillë, e ëma e shqetësuar, e ka dërguar Angelën 10-vjeçare në Zvicër tek i ati, i cili nga ana tjetër ishte i martuar me një zvicerane.

Ajo ka qenë periudha më e vështirë e jetës së modeles, sepse njerka e keqtrajtojnte, thurte intriga e mashtrime lidhur me të dhe për 9 muaj e ka ndaluar të shkojë në shkollë. Gjithashtu, ajo ka ndaluar të ëmën të komunikojë me vogëlushen.

Angela, vetëm 9 vjeçe, e gjendur në rrethana të tilla, me një njerkë që e keqtrajtonte, me të atin që nuk e besonte, pa shkollë, pa komunikuar me të ëmën, me gjyshërit e kushërinjtë me të cilët ishte rritur, u mbyll në vetvete dhe nuk i tregoi kurrë askujt për vështirësitë me të cilat bashkëjetonte.

Megjithatë, ajo ka gjetur vullnetin që të mësojë gjuhën gjermane, përmes një fjalori italisht -gjermanisht, pavarësisht se ishte vetëm 10 vjeçe.

Problemi më i madh ishte se njerka i kishte hequr të ëmës mundësinë e vizës për të shkuar në Zvicër që të bashkohej me vajzën e saj.

Shumë e trishtuar, nëna e Angelës ia kishte rrëfyer këtë histori një nxënëses së saj, e cila i kishte treguar se kishte vëllain në Zvicër dhe mund të gjenin një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë.

Në vazhdën e këtyre bisedimeve, vëllai i nxënëses nuk mund ta ndihmonte për vizë, por një i njohuri i tij zviceran, po. Kështu, ai i kishte porpozuar zviceranit t’i prezantonte për martesë një grua shqiptare. Atij i ishte dukur e pakuptimtë një martesë me një person që nuk e njihte dhe kishte refuzuar. Më pas, vëllai i nxënëses i kishte treguar gjithë historinë, se ajo kishte nevojë të takonte të bijën e për këtë arsye i duhej ndihmë. Atëherë, Arnoldi, zotëria zviceran kishte thënë këto fjalë me një mesazh shumë të fuqishëm: Nuk e di nëse është njeri i mirë apo i keq, por unë do ta ndihmoj një nënë të takohet me fëmijën e saj.

Kështu, nëna e Angela Martinit shkoi në Zvicër, ku u takua për herë të parë me Arnoldin, me të cilin ra në dashuri. Edhe sot, prej më shumë se 20 vitesh ata janë ende bashkë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X