Albërije Hadërgjonaj: Jam nënë shumë e rreptë, ndonjëherë e teproj/ VIDEO

0 0

Ajo është një artiste shumë e njohur, një emër i rëndësishëm i muzikës e skenës shqiptare, megjithatë kur vjen puna tek fëmijët, është nënë si gjithë nënat, e aq më tepër ato shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtren Albërije Hadërgjonaj, e cila ka qenë e ftuara e djeshme e emisionit “NIN”, ku ka folur ndër të tjera edhe për anën e saj personale.

Siç të gjithë dashamirësit e saj e dinë, Albërija ka dy vajza Anxhelinën dhe Agnesën, të cilat i ka rritur e vetme, pa bashkëshortin në krah. Në këto kushte, mëmësia e vetë prindërimi ka më tepër sfida e vështirësi dhe këngëtarja ka ndarë disa prej tyre në këtë intervistë.

Albërija tha se e njohin si shumë të dashur e të butë me të gjithë, dhe realisht ashtu është, por me të bijat është shumë “e keqe”, kërkuese, e rreptë, madje pranoi se edhe e tepron ndonjëherë me to.

Ajo tha se pika kyçe të cilës i ka mëshuar fort në rritjen dhe edukimin e vajzave ka qenë arsimimi i tyre, për të krijuar baza ta fora në formimin e tyre. Ajo tha se është e vetdijshme se ka shumë nejrëz që ehde pa arsim në një fushë të caktur, mund të shkëlqejnë, ose të jenë arsimuar në një degë, e ta kenë gjetur suksesin në një degë tërësisht tjetër, megjithatë theksoi fort se për të si nënë ka qenë shumë e rëndësishme që vajzat e saj të jenë të sigurta e me themele të forta, për të qenë komode në lëkurën e tyre.

Këngëtarja ceku gjithashtu edhe suksesin që ka prekur vajza e saj e vogël Anxhelina, në muzikë në tregun ndërkombëtar. Krahas anës profesionale, ajo tha se si nënë, i është dashur ta mbështesë vajzën në këtë rrugëtim duke larë rrobat, gatuar etj, duke shtuar edhe nota humori.

Megjithatë, nga kjo intervistë kuptuam se pavarësisht suksesit, arritjeve, famës e jetës që shohim në ekran, nënat janë gjithmonë nëna dhe raporti me fëmijët mbetet unik.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X