Johnny Depp ka treguar se i ka dhënë vajzës Lily-Rose marijuanë kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, me pretendimin se ky është një veprim i përgjegjshëm i një prindi. Në dëshminë e tij në gjykatë, aktori i Hollivudit u shpreh se dëshironte që e bija, tashmë 21 vjeçe, aktore edhe ajo, të ndihej e sigurt me marijuanën në vitet e para të adoleshencës.
Lily-Rose dhe vëllai i saj Jack, 18 vjeç, janë fëmijët e aktorit me ish-partneren e tij Vanessa Paradis.
Johnny Depp foli gjithashtu për problemet me alkoolin pas ndarjes nga nëna e fëmijëve
Ylli i Hollivudit mohoi se ka dhunuar ish-gruan e tij Amber Heard, duke shtuar se e vetmja arsye përse pranoi të dilte në gjyq, ishte për të pastruar reputacionin.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu