Këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Vajza shqiptare dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.
Lajmin është bërë i ditur nga vetë Afërdita me anë të një postimi në Instagramin e saj, ku edhe zbulojnë gjininë e bebushit. Në video Afërdita dhe Jakub shfaqen shumë të lumtur teksa brohorasin e përqafohen në momentin që zbulojnë gjininë.
“Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl do të vijë në mars 2021”, kanë qenë fjalët me të cilat Afërdita Dreshaj ka shoqëruar videon.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu