Po, shumë fëmijë mundohen të imitojnë atë që dëgjojnë nga të rriturit, dhe e bëjnë këtë edhe ndërsa dëgjojnë të thërrasin njëri-tjetrin në emër. Në momentin që fëmija e bën këtë është duke luajtur duke u sjellë si “person i rritur”, dhe për këtë mund të ndodhë që ndërsa e bën edhe të qeshë me ju.
Të dëgjoni fëmijën tuaj ndërsa ju thotë “Ana më jep pak ujë” mund të jetë dicka e pakëndshme dhe pse për të mund të konsiderohet si një lojë. Sipas specialistëve, nëse kjo për ju nuk fillon të bëhet një shqetësim i madh duhet të vazhdoni të përgjigjeni njësoj sikur fëmija juaj të mos ishte duke e bërë këtë, duke pritur momentin e duhur që ai ta heqë vetë këtë “ves”. Por edhe nëse kjo sjellje ju shqetëson shumë nuk duhet t’ja bëni fëmijës të kuptojë që jeni mërzitur, sepse kjo mund ta inkurajojë fëmijën tuaj të vazhdojë t’ju drejtohet në emër.
Nga ana tjetër nëse nuk ndiheni rehat të jeni “Ana” për fëmijën tuaj duhet ta bëni fëmijën të kuptojë që keni nevojë t’ju thërrasë “mami”. Këtë duhet ta bëni duke ja shpjeguar shumë me qetësi dhe qartë se ju keni një emër specifik, të cilin nuk mund ta përdorë askush tjetër në familje vec jush, duke i shpjeguar gjithashtu se personat rritur i drejtohen me emër njëri-tjetrit, duke qartësuar edhe statusin e tyre, për shembull halla Beta, teze Marjeta etj. Gjithcka do të ndryshojë, fëmija juaj nuk do t’ju drejtohet gjithmonë në emër, sjellja e tij nuk do të jetë e njëjtë me rritjen e tij.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu