Sindroma e përhapur së fundmi “gojë, duar, këmbë” flet pediatrja Sonila Brati/ VIDEO

0 0

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin “Rudina” dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin e lartë të virozave në këtë periudhë, ndryshe nga një vit më parë kur për shkak të pandemisë, izolimi pengoi shpërndarjen e virozave.

Pediatrja tha se virozat janë ciklike në çdo periudhë të vitit, jo vetëm në dimër. Megjithatë, ajo shtoi se nga shtatori e në vazhdim mjekët përballen me një situatë të vështirë, me numër të lartë vizitash, gati 50-60 në turn për secilin mjek. Karaktersitika kryesore, sipas mjekes janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, me simptomë kryesore temperaturën e lartë, gjithashtu edhe infeksionet e rrugëve urinare e pak më të rralla ato gastrointestinale.

Ndërsa, nga mesi i tetorit, pediatrja Sonila Brati tregon se janë shtuar rastet e sindromës “gojë, këmbë, duar”, e cila nuk është një sidromë e re, vetëm se për shkak të pandemisë, nuk është bërë shumë evidente.

Pediatrja shpjegon se origjina e kësaj sindrome është virusi koksaki, fillon me temperaturë 2-3 ditë, pastaj shfaqen elementet në pjesën e brendshme të gojës dhe në gjuhë, pastaj del jashtë në këmbë e duar. Ngatërrohet shpesh me variçelën, por nuk është e njëjta gjë, pasi karakteristikat janë të ndryshme. Variçela fillon në pjesën e spiërme, në kokë e më pas zbret poshtë. Ndërsa, sindroma e re fillon brenda gojës.

Është virale, nuk ka nevojë për antibitoikë, vetëm mjekim për temperaturën nëse ka, si dhe antiviralët.

Simptomat e para që duhet të kuptojnë prindërit, përpara se të fillojë shprehja e simptomave të dukshme:

-temperatura;

-mungesa e orkesit;

-grindjet.

Në rastet e temperaturës së lartë, kur prindërit nuk kanë mundësi të shkojnë te mjeku, zgjidhja emergjente që këshillon pediatrja është dhënia e antiperitikëve paracetamol deri në temperaturën 38.5 dhe ibuprofen për temperaturë më të lartë. Edhe dushi këshillohet, por kurrë nëse fëmija ka temperaturë 40. Edhe kompresat dhe çorapet me uthull janë ndihmuese.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të pritet kohëzgjatja e duhur e dhënies së antiperitikëve, për të mos kaluar në hipotemi.

Për të forcuar imunitetin e fëmijëve, pediatrja këshillon një ushqyerje të shëndetshme, të pasur me fruta e perime, dhe zgjedhjen gjithmonë të ushqimeve të shtëpisë, jo atyre të blera. Lidhur me vitaminat, pediatrja tha se ato janë të përkohshme, nuk bëjnë mrekulli përgjithmonë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Lëkura e bebit e acaruar?...

Prindërit e dinë mirë: lëkura e fëmijëve të vegjël, nën moshën dy vjeç, është shumë delikate skuqet, pezmatohet, e plasaritet lehtësisht, sidomos në zonën e pelenës, por edhe në zonat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X