Për futbollistin shqiptar Granit Xhaka, sot është një ditë shumë e rëndësishme. Vajza e tij Ayana feston dy vjetorin e lindjes dhe i ati i ka bërë një urim mjaft të bukur e emocionues.
Vajza e Granit Xhakës, Ayana, feston sot dy vjetorin dhe nuk mund të mungonte një urim nga ylli i futbollit me origjinë shqiptare.
“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i bukur. Ende nuk mund ta besoj se je 2 vjeçe tashmë. Jam mëse i bekuar që kam vajzën më të mirë bashkë me motrën tënde të vogël. Kjo është gjithçka që një baba kërkon. Do jem pranë teje gjithmonë. Të DUA”, – shkruan ai.
Në prill të këtij viti, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të dytë, të një vajze që e quajtën Laneya.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu