Balerini shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Kledi Kadiu, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari janë bekuar me një djalë, të cilit i kanë vënë emrin Gabriel.
Përmes një postimi në Instagram, Kledi ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tij. Ai ka publikuar një foto të dorës së vogëlushit, të cilën e ka shoqëruar me emrin dhe momentin e lindjes.
“Gabriel 29 Gusht 2021, 13:48”
Kledi Kadiu, ka edhe një vajzë 5-vjeçare, me emrin Lea, e cila kujtojmë se ka qenë e pranishme në dasmën e çiftit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu