Këngëtari shumë i njohur ndërkombëtarisht Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë dhe ishte pikërisht ajo që ndau lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale.
Ndërkohë Jason ka zbuluar së fundmi emrin e vogëlushit.
“Dita më e lumtur e jetës sime mbërritja e vogëlushit tonë (Jason King Derulo) në shtëpi. Ai është me shumë fat që ka një mama heroinë kaq të fortë dhe të kujdesshme”, ka shkruar këngëtari.
Ajo që ka çuditur fansat është fakti që këngëtari ka zgjedhur ta pagëzojë të birin me emrin e tij dhe e ka një shpjegim për këtë.
“Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin”, – tregoi ai.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu