Dy muaj më parë, këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj së bashku me partnerin e saj u bënë prindër të një vogëlushi, që i vunë emrin Sky Blue.
Këtë fundjavë, ajo ka bërë udhëtimin e saj të parë pa të birin, pas dy muasjh qëndrimi vetëm pranë njëri-tjetrit.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, Afërdita tregon sesi shkoi ky udhëtim i parë me të, pro edhe detaje të tjera rreth mëmësisë dhe rritjes së djalit.
“Ishte e vështirë, kemi kontrolluar kamerën gjatë gjithë kohës dhe kemi parë fotot e videot e tij. por e dija që ai ishte i sigurt me mamin tim, dhe unë me bashkëshortin shijuam fundjavën vetëm për vete”, tha ajo për udhëtimin larg të birit.
Edhe pse Sky Blue është vetëm dy muajsh, ajo ka zbuluar se ai fle në një dhomë më vete.
Lidhur me rikthimin në formën fizike para lindjes, Afërdita thotë se i duhet ende punë, megjithatë, tregon detajet e rrugëtimit të saj dhe çelësin për t’u dukur mirë.
“Unë mendoj që më ka ndihmuar shumë stërvitja gjatë procesit të lindjes dhe gjatë shtatzënisë. Nuk kam pasur asnjë problem dhe rikuperimi ka qenë shumë më i shpejtë dhe i lehtë pas lindjes.
Nuk i jam rikthyer peshës sime të mëparshme, por nuk po nxitoj. Duke bërë gjërat e duhura ngadalë, duke ngrënë shëndetshëm, duke u stërvitur dhe duke shijuar vogëlushin tim”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu