Djali i vetëm i këngëtares Tuna Sajdiu dhe muzikantit Patris Berisha, Tiani, tashmë u bë katër vjeç. Vitet ikin shpejt, dhe Tiani dje festoi ditëlindjen, të cilën Tuna e kishte organizuar këndshëm, duke ftuar miqtë e vogëlushit të saj.
Në këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren, ajo ka bërë një urim me fjalë të ndjera për të birin, përmes një fotoje në Instagram.
“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi… pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta, më të sinqerta marrë ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, ka shkruar Tuna bashkangjitur me foton e Tianit, shkëputur nga festa e ditëlindjes.
Sigurisht nuk mund të mungonte as urimi i Patrisit, i cili publikoi gjatë ditës së djeshme një foto të djalit, duke e shoqëruar me fjalët: “Tian Patris 4”.
Prej disa kohësh, çifti nuk është më bashkë, ndërsa Tuna është zhvendosur për të jetuar në Shkup së bashku me djalin, ku edhe kanë festuar ditëlindjen.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu