Djali i reperes, Iggy Azalea ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes së parë të të birit, artistja ka publikuar disa foto në Instagram, të cilat i ka shoqëruar me bëri një dedikim mjaft emocionues.
“Gëzuar ditëlindjen e parë personit tim të preferuar në të gjithë universin. Unë kurrë nuk kam menduar se mund të dua diçka ose dikë kaq shumë. Onyx je një gëzim. Lumturia jote është lumturia ime”, – shkruan Iggy krahas fotove.
Ajo tregoi gjithashtu në rrjetet sociale se ka planifikuar një festë njëjavore për këtë përvjetor të parë të vogëlushit.
Iggy Azalea u bë nënë për herë të parë në moshën 30-vjeçare dhe u nda nga babai i djalit disa muaj pas lindjes.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu