Në verën e vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo lindi një vajzë, të cilës i vuri emrin Noa.
Ndërsa më 25 gusht Rona festoi ditëlindjen dhe ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të bukur, duke treguar se është sërish në pritje të ëmbël.
Me anë të një fotoje buzë detit me Noan në krahë, këngëtarja e përshkruante ndjesinë e të qenurit nënë, si gjënë më e bukur në jetë, si dhe padurimin për të pritur fëmijën e dytë.
Pritja ka marrë fund dje, pasi Rona ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ku ka njoftuar se e ka quajtur të voglin Bardhyl.
“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, – shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/CIoGptDLNOQ/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu