Ka shumë kohë që në mediat rozë qarkullon lajmi se këngëtarja Genta Ismajli është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo vetë ende nuk ka konfirmuar as përgënjeshtruar lajmin. Përkundrazi, përgjigja që ka dhënë në një intervistë ka qenë evazive duke thënë se fëmija i tyre mund të vijë në ejtë vitin tjetër.
Ndërkaq, sot në rrjet po qarkulon një foto e këngëtares, ku shihet barku i saj pak i rrumbullakosur. Ajo duket e veshur me një fustan të zi ku vëmendje ka marrë barku i saj.
Në shkurt të këtij viti, u komentua për herë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu