Jo më kot Aurela Gaçe cilësohet origjinale në gjthçka që bën e prezanton para publikut. Që nga përzgjedhja e tematikës së këngëve, melodisë, tekstit, realizimit të klipeve, paraqitjeve skenike e gjithçka tjetër. Sigurisht nuk mund të mos ishte unike në veshjet me të cilat prezantohet përpara atyre që e ndjekin kur performon.
Gjithmonë e kemi parë me bluza me mbishkrime shumë perosnale që herë prekin një çështje e herë një tjetër. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të bluzës së stampuar tre vite më parë, kur sapo kishte sjellë në jetë vogëlushen Abigail.
Në pjesën e përparme të bluzës shkruhet “Sillu mirë ose” dhe pjesa tjetër e mesazhit vazhdon pas “…fsha motrën”. Ajo ka zgjedhur nota humori si kundërpërgjigje për njerëzit gjykues ndaj një çështjeje shumë delikate.
Bëhet fjalë për të gjithë ata që në shatztani ose pas lindjes komentojnë peshën e një gruaje, pa marrë parasysh gjithë ndryhsimet fiziko-emocioanle që ajo përjeton në atë periudhë. Të gjitha këto Aurela i ka shpjeguar edhe në shkrimin që shoqëron fotot, si gjithmonë me mënyrën e saj unike.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu