Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj regjisori Eduart Grishaj do të bëhen prindër së shpejti. Arbana është në muajt e fundit të shtatzanisë dhe thuhet se presin një djalë edhe pse çifti ende nuk e ka bërë publike gjininë e bebit.
Edhe pse gjithmonë kanë dashur të ruajnë privatësinë, gjatë një interviste për “Pushime on Top”, regjisori Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale. Ai tregoi si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë
“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha.
Ndërsa lidhur me emrin e vogëlushit, Eduarti u shpreh: Po do të jetë tipik shqiptar.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu