Emrat e njohur të medias dhe artit që iu bashkuan dje protestës kundër abuzimit sekusal me të mitur ishin të shumtë. Ata shfrytëzuan këtë organizim dhe hapësirat televizive për të dhënë mesazhin e tyre, për të bërë thirrje e për të dënuar krimin e paturpësinë me të cilën po trajtohet rasti në fjalë dhe më gjerë, fenomeni.
Një prej tyre ishte edhe gazetarja Fastma Haxhialiu, e cila me forcën e fjalës së saj dhe me revoltën që i buronte thellë se brendshmi, na bëri të gjithëve të mendohemi dy herë për sigurinë e fëmijëve tanë.
Përveç mbështetjes së pesëmbëdhejtëvjeçares dhe çdo viktime të dhunës seksuale, me pjesëmarrjen në protestë, Fatma gjtihashtu i bëri thirrje ministres së arsmit të kërkojë ndjesë e të pranojë dështimin. Përveçse si qytetare, Fatma foli edhe si nënë e re, duke i rikujtuar shtetit se nënat i besojnë “sytë e ballit” shkollës dhe ajo që ndodh në të vërtetë është e frikshme.
Përveç Fatmës personazhe të tjerë të famshëm në protestë kanë qenë edhe Aulona Musta, Olti Curri, Aurela Gaçe, Eli Fara, Manjola Nallbani, Landi Hysi, Eneda Tarifa, Anxhelina Hadërgjonaj, Rudina Dembacaj, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Estela Ujka e shumë të tjerë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu